11 vjet pa Dr. Florin: kujtimi i një artisti që la gjurmë të pashlyeshme
Written by radio wave on November 17, 2025
Sot mbushen 11 vjet nga ndarja nga jeta e Dr. Florit, një prej artistëve më të veçantë dhe më me ndikim në muzikën shqiptare moderne. Humbja e tij vazhdon të ndihet thellë, ndërsa zëri, krijimtaria dhe mesazhet e tij artistike mbeten të paharrueshme për publikun.
Në këtë ditë përkujtimore, Landi, miku i tij i ngushtë dhe bashkë-themelues i grupit “West Side Family”, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram, ai ka rikthyer emocionet e viteve të artë të grupit, duke cituar edhe një nga vargjet më të njohura të këngëve të tyre.

“11 vite pa Dr. Flori 🙏🏻 Gjithçka ende ndodh, jetojmë në Tironë… Jeta shkon dhe kujtimi mbetet! 🙏🏻”, shkruan Landi, duke shoqëruar mesazhin me fotografinë e mikut të tij të ndjerë.
Edhe pas më shumë se një dekade, Dr. Flori mbetet një simbol i origjinalitetit, talentit dhe shpirtit të sinqertë artistik. Këngët e tij vazhdojnë të jetojnë tek publiku, duke dëshmuar se arti i vërtetë nuk shuhet kurrë.