Alba flet për herë të parë pas BBVK… ja pse nuk u mbulua
Written by radio wave on May 28, 2026
Alba Pollozhani ka reaguar për herë të parë ndaj komenteve të shumta që qarkulluan pas daljes së saj nga “Big Brother VIP Kosova 4”, lidhur me deklaratën për mbulimin.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Alba kishte treguar se ndiente dëshirën për të ndërmarrë këtë hap, madje edhe natën e eliminimit kërkoi të mbulohej në të njëjtën formë. Por pasi doli jashtë dhe publiku nuk pa ndryshimin që pritej, rrjetet sociale shpërthyen me reagime dhe diskutime të shumta.
Në një intervistë për “Canape”, ish-banorja sqaroi se vendimi vazhdon të jetë pjesë e rrugëtimit të saj personal dhe se po kalon disa etapa para se të marrë hapin final.
Alba u shpreh se dëshira për mbulim ka qenë reale dhe e sinqertë, por theksoi se bëhet fjalë për një zgjedhje personale që nuk lidhet as me famën dhe as me vëmendjen mediatike.
Ajo gjithashtu reagoi ndaj kritikave që e akuzonin për “lojë”, duke deklaruar se nuk ka bërë kurrë gjëra për famë apo përfitime financiare. Sipas saj, nëse do të kishte synuar vetëm ekspozimin televiziv, do të kishte ndjekur një rrugë krejt tjetër në ekran.
Deklarata e saj ka rikthyer sërish debatet në rrjet, ndërsa shumë ndjekës vazhdojnë të komentojnë zgjedhjet dhe ndryshimet e ish-banores pas përfundimit të reality show-t.