Current track

Title

Artist

Rama flet për koncertin e Kanye West: “Ia vlente”

Written by on July 9, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin e krijuar rreth financimit të koncertit të reperit amerikan Kanye West, i njohur edhe si Ye, që do të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama mbrojti vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro për organizimin e spektaklit, duke theksuar se kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme për të garantuar zhvillimin e eventit.

Sipas tij, mijëra vizitorë nga dhjetëra vende të botës kishin siguruar tashmë biletat për koncertin dhe anulimi i tij do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri shtoi se eventi pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik, duke vlerësuar se të ardhurat që do të gjenerohen për vendin mund të arrijnë në rreth 100 milionë euro, falë fluksit të turistëve dhe rezervimeve të shumta në hotele e struktura akomoduese.

Megjithatë, deklaratat e Ramës kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve kanë kritikuar përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit.

Koncerti i Kanye West është ndër eventet më të komentuara të kësaj vere, jo vetëm për përmasat e tij, por edhe për faktin se artisti ka qenë në qendër të polemikave ndërkombëtare pas deklaratave të tij kontroverse, të cilat kanë sjellë anulimin ose kufizimin e performancave të tij në disa vende evropiane.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist