Goditje për Marokun para Francës, saibari nuk luan as sot
Written by radio wave on July 9, 2026
Maroku ka marrë një lajm të hidhur vetëm pak orë përpara përballjes së madhe me Francën në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Ylli i skuadrës dhe golashënuesi më i mirë i marokenëve, Ismael Saibari, nuk ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi dhe do të mungojë në sfidën që luhet këtë mbrëmje në Boston.
Sulmuesi, autor i tre golave në këtë edicion të Botërorit, u dëmtua gjatë ndeshjes së fazës së 1/8-tës ndaj Kanadasë. Edhe pse stafi teknik kishte shpresuar ta kishte në dispozicion për sfidën me Francën, rikuperimi i tij nuk përfundoi në kohë.
Lajmin e konfirmoi trajneri Mohamed Ouahbi, i cili pranoi se Saibari nuk është gati për të zbritur në fushë.
“Saibari nuk do të luajë sot. Shpresojmë ta kemi në dispozicion për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh tekniku maroken, duke lënë të kuptohet se beson te kualifikimi i skuadrës së tij në gjysmëfinale.
Nëse Maroku arrin të eliminojë Francën, në fazën gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.