Current track

Title

Artist

Fëmijët e angeline Jolie dhe brad Pitt heqin mbiemrin e babait

Written by on July 15, 2026

Një tjetër zhvillim i bujshëm po tërheq vëmendjen në familjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Pas Zahara-s, edhe Maddox ka nisur procedurat ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tij zyrtar. Të dy kanë publikuar njoftime në një gazetë juridike në Kaliforni, një hap i detyrueshëm për ndryshimin ligjor të emrit.

Zahara, 21 vjeçe, ka kërkuar që të njihet zyrtarisht si Zahara Jolie, ndërsa Maddox, 24 vjeç, ka kërkuar që emri i tij të ndryshojë nga Maddox Chivan Jolie-Pitt në Maddox Chivan Jolie. Në dokumentet gjyqësore, ai e ka justifikuar kërkesën me “arsye personale”.

Procedura për Zahara-n është publikuar për katër javë radhazi, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar për 28 shtator. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, gjykata mund të miratojë ndryshimin e emrit.

Zahara e kishte përdorur tashmë emrin Zahara Marley Jolie gjatë ceremonisë së diplomimit në Spelman College, duke sinjalizuar ndryshimin që tashmë po ndjek edhe rrugën zyrtare.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. Vendimi i dy fëmijëve më të mëdhenj për të hequr mbiemrin e babait ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e tensionuara brenda një prej familjeve më të famshme të Hollywood-it.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist