Current track

Title

Artist

Alarmi që rrezikon finalen e Botërorit

Written by on July 17, 2026

Vetëm pak ditë para finales së madhe të Kupës së Botës, një situatë e pazakontë ka ngritur shqetësim në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Tymi i shkaktuar nga zjarret pyjore në Kanada ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në zonën ku të dielën pritet të zhvillohet finalja mes Spanjës dhe Argjentinës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të kufizojnë qëndrimin në ambiente të hapura dhe aktivitetet fizike, ndërsa shqetësimi është rritur edhe për shkak të numrit të madh të tifozëve që pritet të mbushin stadiumin MetLife në East Rutherford.

Situata ka ndikuar tashmë edhe në aktivitete të tjera sportive. Një ndeshje e futbollit të femrave u zhvillua mes një mjegulle të dendur tymi, ndërsa kushtet e dobëta të ajrit detyruan organizatorët të vendosnin pushime shtesë për lojtarët.

Pavarësisht situatës, kombëtarja e Spanjës ka zhvilluar stërvitjen në ambiente të hapura pa probleme të dukshme, ndërsa Argjentina pritet të zhvillojë seancën e saj stërvitore përpara finales.

Për momentin, finalja e shumëpritur nuk është në rrezik. Parashikimet meteorologjike japin shpresë se reshjet e shiut dhe përmirësimi i kushteve të ajrit do të largojnë pjesën më të madhe të tymit përpara përballjes së madhe.

Mbi 80 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur finalen Spanjë-Argjentinë, e cila premton gjithashtu një spektakël të madh muzikor gjatë pushimit të ndeshjes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist