Current track

Title

Artist

Ledri dhe Xhensila ndezin aludimet për ndarje

Written by on July 20, 2026

Një detaj i fundit në Instagram ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

Dy artistët nuk ndiqen më në rrjetin social, duke bërë që fansat të nisin menjëherë aludimet se marrëdhënia e shumëpërfolur mes tyre mund të ketë marrë fund.

Prej muajsh, Ledri dhe Xhensila janë komentuar për një afërsi të veçantë, ndërsa paraqitjet e tyre së bashku dhe kimia në skenë kishin ushqyer vazhdimisht zërat për një romancë të mundshme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht një lidhje.

Ndryshimet në bashkëpunimet profesionale mes dy artistëve kanë shtuar gjithashtu pikëpyetjet. Pas shkëputjes së Xhensilës nga menaxheri i saj, i cili menaxhon edhe Ledrin, dyshja u pa më rrallë së bashku në skenë.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, ata u shfaqën sërish bashkë në një aktivitet në New York, ku afërsia mes tyre nuk kaloi pa u vënë re.

Ledri ka folur më herët me shumë vlerësim për Xhensilën, duke pranuar se mes tyre ka kimi dhe mirëkuptim të veçantë. Ai madje ka lënë të hapur edhe mundësinë që një raport mes tyre të funksiononte përtej muzikës.

Deri tani, as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë reaguar për heqjen e ndjekjes në Instagram. Nëse bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë apo thjesht për një krisje në raportin e tyre, mbetet ende e paqartë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist