Më Në FUND! DREJTëSIA DO VENDOSET PëR VRASJEN E Tupac SHAKUR !
Written by radio wave on July 29, 2026
Pas gati tre dekadash mister, çështja e vrasjes së legjendës së repit Tupac Shakur po hyn në një fazë vendimtare. Një gjykatë në Las Vegas ka vendosur që një intervistë policore e vitit 2008 me Duane “Keffe D” Davis të pranohet si provë në procesin gjyqësor që nis më 10 gusht.
Davis, 63 vjeç, akuzohet për organizimin e vrasjes së Tupac në vitin 1996. Prokuroria këmbëngul se intervista përmban elementë kyç për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mbrojtja pretendon se dëshmia ishte dhënë në kushte konfidenciale dhe nuk duhej të përdorej kundër tij.

Interesi për këtë dosje u rikthye pasi vetë Keffe D foli publikisht për ngjarjen, madje edhe në librin e tij, ku pranoi se ndodhej në makinën nga e cila u qëllua ndaj reperit dhe se kishte siguruar armën e përdorur në sulm. Deklaratat e tij janë përfshirë më pas në libra dhe dokumentarë kushtuar një prej krimeve më të bujshme në historinë e muzikës.
Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996 në Las Vegas, ndërsa ndodhej në një makinë me producentin Marion “Suge” Knight. Pas një breshërie plumbash nga një Cadillac i bardhë, reperi ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, duke lënë pas një mister që vazhdon të tronditë botën e muzikës edhe sot.