Current track

Title

Artist

Surpriza e Melanie Hamrick për 83 VJETORIN E Mick Jagger

Written by on July 29, 2026

Ditëlindja e 83-të e legjendës së rock-ut Mick Jagger u shënua me një dedikim të ngrohtë nga e fejuara e tij, Melanie Hamrick. Ish-balerina publikoi në Instagram një fotografi të rrallë familjare, ku shfaqet së bashku me Jagger dhe djalin e tyre, Deveraux, gjatë pushimeve.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Për më shumë aventura, të qeshura dhe momente të bukura bashkë”, shkroi Hamrick, duke emocionuar fansat e çiftit.

Mick Jagger dhe Melanie Hamrick janë bashkë që nga viti 2014 dhe në vitin 2016 u bënë prindër të Deveraux, fëmijës së tetë të ikonës së Rolling Stones. Edhe pse fejesa e tyre ishte përfolur prej kohësh, Hamrick e konfirmoi zyrtarisht vetëm në vitin 2025, duke zbuluar se unazën e kishte marrë disa vite më parë.

Sot, çifti jeton kryesisht në Francë, ku shijon një jetë larg vëmendjes së tepërt mediatike. Postimi i fundit është një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre të fortë, duke treguar se, pavarësisht dekadave në skenë dhe famës botërore, familja mbetet prioriteti më i madh për Mick Jagger.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist