Current track

Title

Artist

Diddy më pranë lirisë, ndryshon sërish data e lirimit

Written by on July 31, 2026

Sean “Diddy” Combs duket se do të dalë nga burgu më herët nga sa ishte parashikuar. Sipas regjistrave më të fundit të Byrosë Federale të Burgjeve në SHBA, reperi amerikan pritet të lirohet më 24 janar 2028, pas disa ndryshimeve të njëpasnjëshme të datës së lirimit.

56-vjeçari u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit. Që prej dënimit, data e lirimit është ndryshuar disa herë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime për vendimin e fundit.

Ndryshimi vjen vetëm pak ditë pasi mediat amerikane raportuan se Diddy ishte përfshirë në një përplasje me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Sipas raportimeve, konflikti nisi pas një debati verbal dhe përfundoi në një konfrontim fizik, përpara se të ndërhynin rojet e burgut.

Po sipas burimeve, reperi u vendos përkohësisht në izolim pas incidentit, megjithëse autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ngjarjen dhe kanë refuzuar të komentojnë mbi masat disiplinore apo statusin e të burgosurve.

Megjithatë, pavarësisht incidentit të fundit, regjistrat zyrtarë tregojnë se data e lirimit të Diddy-t është afruar sërish, duke e sjellë reperin më pranë fundit të dënimit të tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist