Angela Martini denoncon grabitjen në shtëpinë e saj në los angeles
Written by radio wave on August 4, 2026
Angela Martini ka bërë të ditur se është përballur me një ngjarje të rëndë, pasi banesa e saj në Los Angeles ka rënë pre e një grabitjeje.
Modelja shqiptare ndau lajmin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi pamje pas incidentit dhe zbuloi se autorët i kishin vjedhur disa nga çantat e saj personale.

Përtej humbjes materiale, Martini e shfrytëzoi rastin për të ngritur shqetësimin mbi sigurinë në komunitet. Ajo theksoi se kriminaliteti përhapet kur njerëzit ndalojnë së treguari kujdes dhe vëmendje ndaj asaj që ndodh përreth tyre.
Modelja shtoi gjithashtu se vetëm pak ditë pas grabitjes në shtëpinë e saj, në të njëjtën zonë u regjistrua edhe një tjetër rast i ngjashëm, duke e cilësuar situatën shqetësuese.

Reagimi i Angela Martinit ka ngjallur debat në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetjen për të dhe kanë diskutuar mbi rritjen e rasteve të grabitjeve në disa lagje të Los Angeles.