Spider-Man dominon kinematë në 2026, kalon 1 bilion euro fitime
Written by radio wave on August 7, 2026
“Spider-Man: Brand New Day” është shndërruar në fenomenin më të madh të kinemasë për vitin 2026, duke u bërë filmi me fitimet më të larta vetëm një javë pas daljes në kinema.
Produksioni i Sony dhe Marvel, me Tom Holland dhe Zendaya në rolet kryesore, ka kaluar shifrën e 1 miliard eurove në arkëtime globale, duke lënë pas edhe hitin e Disney, “Toy Story 5”, i cili mbante deri tani vendin e parë për këtë vit.
Përveç suksesit financiar, filmi ka vendosur edhe disa rekorde të reja në arkat e kinemave. Ai është bërë filmi me fitimet më të larta të regjistruara ndonjëherë për një ditë të hënë dhe një ditë të martë në tregun amerikan, duke kaluar rekorde të vendosura më parë nga “Black Panther” dhe “Spider-Man: No Way Home”.
“Brand New Day” ka realizuar gjithashtu premierën më të madhe në historinë e tregut amerikan dhe një nga debutimet më të suksesshme globale të të gjitha kohërave, duke konfirmuar se interesi për superheroin e Marvel mbetet më i fortë se kurrë.
Presidenti i Sony Pictures, Tom Rothman, e komentoi suksesin me humor duke deklaruar se “kinemaja nuk ka vdekur”, ndërsa drejtuesi i Marvel Studios, Kevin Feige, ia atribuoi triumfin popullaritetit të Spider-Man dhe interpretimit të Tom Holland, i cili rikthehet për herë të katërt në rolin e Peter Parker.