Current track

Title

Artist

Alarm në vilën e Kim Kardashian, arrestohet i dyshuari për grabitje

Written by on August 11, 2026

Një incident i pazakontë ka tronditur rezidencën luksoze të Kim Kardashian në Hidden Hills, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se hyri në pronë dhe vodhi një automjet.

Sipas autoriteteve, policia u thirr në vendngjarje pas raportimeve se një person i paautorizuar kishte hyrë në vilë dhe po merrte sende nga prona. Pas mbërritjes, efektivët lokalizuan dhe arrestuan të dyshuarin, i cili tashmë përballet me akuza për vjedhje banese dhe vjedhje automjeti.

Burime pranë Kim Kardashian kanë bërë të ditur se makina e marrë nuk ishte në pronësi të saj, por i përkiste një prej punonjësve që ndodhej në rezidencë.

Fatmirësisht, ylli i reality show-t dhe katër fëmijët e saj nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes. Prej disa muajsh, ata janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qira në të njëjtën zonë, ndërsa rezidenca po i nënshtrohet një rinovimi të gjerë.

Vila, e cila vlerësohet të ketë një vlerë prej mbi 51 milionë eurosh, u ble nga Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, në vitin 2014, përpara se të transformohej plotësisht me investime shumë milionëshe.

Ndërkohë, autoritetet kanë konfirmuar se hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist