Current track

Title

Artist

Eurovision 2027 zbarkon në QYTETIN E Burgas

Written by on August 14, 2026

Eurovision 2027 do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Burgasit, në Bullgari, duke i dhënë vendit një tjetër moment historik në skenën europiane të muzikës.

Lajmi është konfirmuar nga transmetuesi publik bullgar BNT dhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), të cilët kanë bërë të ditur se qyteti do të jetë mikpritës i edicionit të ardhshëm të konkursit.

Për Bullgarinë, ky do të jetë një debutim i rëndësishëm si vend organizator i Eurovisionit. Burgasi, i njohur për vijën e tij bregdetare dhe aktivitetet e shumta kulturore, pritet të kthehet në qendrën e vëmendjes së miliona fansave të muzikës nga e gjithë Europa.

Vendin mikpritës e siguroi suksesi i Bullgarisë në edicionin e fundit të zhvilluar në Vjenë, ku këngëtarja DARA triumfoi me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar numrin më të madh të pikëve.

Tashmë vëmendja zhvendoset drejt Burgasit, ku nis përgatitja për një Eurovision që pritet të sjellë spektakël, artistë nga i gjithë kontinenti dhe një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e konkursit europian të këngës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist