Current track

Title

Artist

Spider-Man sundon kinematë, Hollywood-i shënon një verë rekord

Written by on August 18, 2026

Spider-Man vazhdon të mbajë të pushtuar box office-in amerikan. Filmi “Spider-Man: Brand New Day”, me Tom Holland në rolin e Peter Parkerit, ka ruajtur kreun edhe në fundjavën e tretë, duke arkëtuar rreth 60 milionë euro vetëm në kinematë amerikane.

Produksioni i Sony dhe Marvel ka arritur tashmë në rreth 678.5 milionë euro në tregun vendas dhe afro 1.75 miliardë euro në mbarë botën. Me këtë ritëm, filmi është bërë një nga produksionet që kanë kaluar më shpejt kufirin e 1.73 miliardë eurove, duke u renditur pas “Avengers: Endgame”.

Në vendin e dytë vijon “The Odyssey”, filmi epik i Universal, i cili siguroi rreth 20 milionë euro gjatë fundjavës së pestë. Filmi i frymëzuar nga epopeja e lashtë greke ka mbledhur rreth 436 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe më shumë se 1.1 miliardë euro globalisht. Vetëm në debutimin e tij në Kinë, produksioni arkëtoi rreth 31.6 milionë euro.

Dy debutime të reja plotësuan pjesën e sipërme të klasifikimit. “The End of Oak Street”, me Anne Hathaway dhe Ewan McGregor, grumbulloi rreth 18.15 milionë euro në SHBA dhe Kanada, ndërsa në tregjet ndërkombëtare shtoi edhe 22.5 milionë euro. Pas tij u rendit “PAW Patrol: The Dino Movie”, me rreth 17.7 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe afro 60 milionë euro në total në mbarë botën.

Suksesi i filmave të mëdhenj po e shtyn Hollywood-in drejt një prej sezoneve verore më të suksesshme të viteve të fundit. Nga 1 maji deri më 16 gusht, të ardhurat nga biletat kanë arritur rreth 3.66 miliardë euro, 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ekspertët e industrisë e shohin këtë ecuri si një sinjal të fortë rikthimi për kinematë, ndërsa “Spider-Man: Brand New Day” dhe “The Odyssey” po i japin fund verës me një seri rekordesh dhe rezultate që mund ta bëjnë këtë sezon një nga më të suksesshmit e viteve të fundit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist