Current track

Title

Artist

Spekulimet për Trump dhe Harp rikthejnë vëmendjen te Shtëpia e Bardhë

Written by on August 19, 2026

Spekulimet për marrëdhënien mes Donald Trump dhe një prej bashkëpunëtoreve të tij më të afërta, Natalie Harp, janë rikthyer në qendër të vëmendjes në SHBA, duke shkaktuar edhe reagime nga rrethi i presidentit.

Debati u ndez pas deklaratave të senatorit demokrat Jon Ossoff, i cili ironizoi Trumpin gjatë një fjalimi dhe la të kuptohej se presidenti po i kushtonte më shumë vëmendje jetës personale sesa detyrave të tij.

Ossoff përmendi edhe udhëtimet e Trumpit me Harp në avionin presidencial, duke bërë komente që nxitën reagime të menjëhershme nga zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të presidentit.

Trump nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve për Harpin, por sulmoi senatorin Ossoff, duke e krahasuar në mënyrë ironike me personazhin e njohur të komedisë amerikane, Pee-wee Herman.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, spekulimet për afërsinë e dyshes kanë shkaktuar shqetësim edhe te zonja e parë Melania Trump. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë provë të konfirmuar publikisht për një marrëdhënie romantike mes Trump dhe Harp.

Natalie Harp, 35 vjeçe, është një prej figurave më të afërta me presidentin. Ajo u bë e njohur gjatë fushatës së vitit 2024 me nofkën “printeri njerëzor”, pasi mbante vazhdimisht me vete një printer për t’i siguruar Trumpit materiale dhe artikuj që mund t’i interesonin.

Pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Harp mori detyrën e asistentes ekzekutive të presidentit dhe që prej atëherë është shfaqur shpesh pranë tij.

Afërsia e tyre është përmendur edhe në raportime të mëparshme, ku është vënë në pikëpyetje ndikimi që Harp mund të ketë mbi informacionet që i përcillen presidentit. Raportime të tjera kanë folur edhe për letra personale që ajo i ka dërguar Trumpit.

Pavarësisht gjithë zërave dhe raportimeve, as Donald Trump dhe as Natalie Harp nuk kanë pranuar publikisht se mes tyre ekziston një lidhje romantike. Për momentin, historia mbetet në nivelin e spekulimeve, ndërsa çdo koment i ri po tërheq menjëherë vëmendjen e mediave amerikane.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist