Jessie J ndalon koncertin për shkak të përleshjes mes fansave
Written by radio wave on August 21, 2026
Jessie J u detyrua të ndërpresë për pak çaste koncertin e saj në Angli, pasi një konflikt mes disa fansave në turmë prishi atmosferën e spektaklit.
Këngëtarja reagoi menjëherë dhe u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin, duke kritikuar ashpër sjelljen agresive.
“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.
Kur situata nuk u qetësua, Jessie J kërkoi që personat e përfshirë në përleshje të largoheshin nga koncerti, në mënyrë që pjesa tjetër e publikut të mund të shijonte spektaklin.
“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu”, deklaroi këngëtarja.
Reagimi i saj u prit pozitivisht nga publiku, ndërsa Jessie J tregoi edhe një herë se nuk heziton të ndërhyjë kur një situatë kërcënon të prishë një mbrëmje të rëndësishme për fansat e saj.