Current track

Title

Artist

Françeska Murati përplaset me një ndjekëse, debati përfundon në rrjet

Written by on August 21, 2026

Një debat virtual mes ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Françeska Muratit, dhe një ndjekëseje ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi biseda private u bë publike nga Elton Tozaj.

Gjithçka nisi pasi një ndjekëse i dërgoi Muratit një mesazh fyes në Instagram. Ish-banorja iu përgjigj duke ironizuar pamjen e saj, ndërsa debati vijoi me tone gjithnjë e më të ashpra.

Në një prej replikave, ndjekësja bëri edhe një koment që lidhet me diskutimet e mëparshme rreth jetës personale të Françeskës, duke shkruar se ajo nuk është e interesuar për vëmendjen e burrave të martuar dhe se nuk do ta linte bashkëshortin për një person të tillë.

Biseda u publikua në “story”-n e Elton Tozajt, i cili e shoqëroi me një koment ironik për mënyrën se si disa figura publike komunikojnë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Postimi ka nxitur reagime të shumta online, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje debatet që rrethojnë Françeska Muratin dhe jetën e saj personale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist