Current track

Title

Artist

Klodi reagon për krizën me Elijonën: “Disa gjëra po kalojnë limitet”

Written by on August 21, 2026

Pas ditëve të spekulimeve për një krizë të mundshme mes Klodit dhe Elijonës, ka ardhur reagimi i parë i drejtpërdrejtë nga Klodi, i cili ka vendosur t’u përgjigjet publikisht teorive që kanë qarkulluar në rrjet.

Një ditë më parë, Elijona kishte reaguar në Instagram, duke sqaruar se ishte e angazhuar me familjen dhe duke mohuar çdo përfshirje në situatat për të cilat po diskutohej. Ajo gjithashtu kërkoi që të mos krijoheshin drama apo teori pa bazë.

Ndërkohë, Klodi reagoi në platformën X, duke pranuar se kishte pasur disa ditë distancë, por duke kundërshtuar komentet dhe sulmet ndaj Elijonës.

“Nuk kam fol se nuk e kam pa të nevojshme shumë me u arsyetu për disa ditë distance. Ama keni fillu me urrejtje që nuk ka nevojë me u shpreh, sidomos ndaj Elit”, shkroi ai.

Klodi theksoi se ndjekësit kanë nxjerrë përfundime pa e ditur të gjithë historinë e çiftit dhe mënyrën se si ata i trajtojnë çështjet brenda marrëdhënies.

“Ju dua ama disa gjana po kalojnë limitet, leave Eli out of these things”, përfundoi ai.

Me këtë reagim, Klodi duket se ka dashur të vendosë një kufi ndaj spekulimeve, duke kërkuar që Elijona të mos përfshihet në debatet që lidhen me marrëdhënien e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist