J Balvin dhe Valentina Ferrer i japin fund lidhjes pas gati 10 vitesh
Written by radio wave on September 17, 2026
J Balvin dhe modelja argjentinase Valentina Ferrer i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati një dekade së bashku. Lajmin e bëri të ditur vetë Ferrer të mërkurën, më 16 shtator, përmes një postimi në Instagram Story. Çifti, i cili ka qenë prej vitesh një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar, kanë ndarë së bashku momente të rëndësishme të jetës dhe karrierës.
“Pasi kemi ndarë kaq shumë vite dhe momente të rëndësishme së bashku, unë dhe José kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara”, shkroi 32-vjeçarja, duke iu referuar emrit të plotë të këngëtarit kolumbian, José Álvaro Osorio Balvín. Ferrer theksoi se vendimi është marrë me dashuri dhe respekt, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk e ndryshon respektin që ata kanë për njëri-tjetrin.
J Balvin dhe Valentina Ferrer janë prindër të një djali, Ríos, dhe pikërisht mirëqenia e tij duket se do të mbetet në qendër të marrëdhënies së tyre pas ndarjes. “Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë gjithmonë shoqërimi i Ríos me gjithë dashurinë tonë”, u shpreh modelja. Edhe pse rrugët e tyre romantike tashmë ndahen, të dy duket se synojnë të vazhdojnë të jenë të pranishëm në jetën e djalit të tyre.