“Çfarë po ndodh mes tyre?” Elijona dhe Klodi ndezin alarmin, detaji në Instagram ngre dyshimet për ndarje
Written by radio wave on September 22, 2026
A është krisur lidhja e tyre? Elijona dhe Klodi, dyshja e njohur nga “Big Brother VIP Kosova”, kanë tërhequr sërish vëmendjen e fansave, por këtë herë jo për ndonjë moment romantik.
Detaji që ka ndezur thashethemet është rrjeti social Instagram. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin, duke bërë që ndjekësit të ngrenë pikëpyetje të mëdha rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

Pak kohë më parë, Elijona dhe Klodi kishin treguar se do të përballeshin me një periudhë distancimi, pasi Klodi pritej të merrte pjesë në një show në Itali. Pra, një shkëputje fizike mes tyre ishte paralajmëruar.
Por, unfollow-i në rrjetet sociale ka bërë që situata të marrë një tjetër drejtim në sytë e fansave. A është thjesht një vendim momental apo pas tij fshihet një krisje më e madhe?

Deri tani, as Elijona dhe as Klodi nuk kanë bërë një deklaratë publike që të konfirmojë ndarjen. Kështu që, për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve të ngritura nga fansat dhe sinjalet që ata kanë vënë re në rrjetet sociale.
Një gjë është e sigurt: një “unfollow” në Instagram mjaftoi që fansat të nisnin të pyesnin nëse historia e tyre po kalon një moment të vështirë.