ROWAN ATKINSON RIKTHEHET NË SKENËn live PAS 4 dekadash
Written by radio wave on October 6, 2026
Një nga figurat më ikonike të komedisë britanike po përgatitet të rikthehet aty ku gjithçka nisi. Rowan Atkinson do të ngjitet sërish në skenën e West End në Londër, plot 40 vite pas shfaqjes së tij të fundit komike në këtë skenë.
Aktori 71-vjeçar do të sjellë “Rowan Live”, një spektakël të ri që do të kombinojë materiale të reja me disa prej personazheve dhe skeçeve që e kthyen Atkinson në një fenomen botëror. Mes tyre janë, sigurisht, Mr. Bean dhe Blackadder.
Shfaqja do të zhvillohet në Gillian Lynne Theatre, nga 8 shkurti deri më 13 mars 2027, por me vetëm 30 performanca të planifikuara. Për Atkinson, rikthimi është edhe një ribashkim me disa prej bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm të karrierës së tij, përfshirë Richard Curtis, Ben Elton dhe kompozitorin Howard Goodall.
Ideja nuk është thjesht të rikthehen personazhet e famshëm. Atkinson ka premtuar edhe materiale të reja, të shkruara posaçërisht për këtë spektakël, duke e kthyer “Rowan Live” në një përmbledhje të karrierës së tij, por me një version të ri të humorit të tij karakteristik.
Dhe nëse mendoni se Mr. Bean do të ishte thjesht një kujtim televiziv, duket se jo. Ka ardhur momenti që një nga personazhet më të dashur të komedisë të dalë sërish përballë publikut, këtë herë drejtpërdrejt në skenë.
40 vite më vonë, Rowan Atkinson duket se ka ende disa fytyra, zëra dhe situata absurde për të na treguar. Dhe me vetëm 30 net në West End, rikthimi i tij pritet të jetë një nga ngjarjet më të shumëpritura të komedisë britanike në 2027