Egnatia merr pikën e parë në Conference League, barazon 1–1 me Midtjylland
Written by radio wave on October 16, 2026
Egnatia e ka nisur me një barazim historik aventurën në fazën e ligës të UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë barazuan 1–1 me skuadrën daneze të Midtjylland, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena”.
Skuadra nga Rrogozhina kaloi e para në avantazh në minutën e 26-të. Ildi Gruda shfrytëzoi një krosim të Altin Kryeziut dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve shqiptarë.
Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë. Midtjylland reagoi dhe në minutën e 33-të barazoi shifrat me anë të Cho Gue-Sung, i cili realizoi gjithashtu me kokë. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores.
Egnatia u përball me presionin e danezëve, por arriti të rezistojë dhe të ruajë rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare. Midtjylland pati disa raste të rrezikshme, ndërsa një goditje përfundoi në shtyllë në minutat e fundit të takimit.
Pavarësisht se nuk arriti të siguronte fitoren, Egnatia regjistroi pikën e saj të parë në këtë fazë të kompeticionit, në një paraqitje që shënon një moment të rëndësishëm për klubin dhe futbollin shqiptar.
Ndeshjen e radhës në UEFA Conference League, Egnatia do ta luajë në transfertë kundër Aarhus, më 22 tetor, në orën 21:00. Skuadra rrogozhinase do të synojë të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të kërkojë pikë të tjera në këtë aventurë europiane