SELIN BOLLATI ZBULON DATËN E DASMËS ME DJ GIMBON, POR LË GJITHÇKA TJETËR NË MISTER

Written by on November 2, 2026

Historia e dashurisë që nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” duket se po shkon drejt një tjetër kapitulli të rëndësishëm. Selin Bollati ka zbuluar një detaj të ri për martesën e saj me DJ Gimbon, por duket se fansat do të duhet të bëjnë ende durim për të mësuar datën e plotë.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Selini është pyetur nga moderatorja Orinda Huta nëse çifti e ka vendosur përfundimisht datën e dasmës apo planet kanë ndryshuar sërish.

Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por mjaftueshëm për të ndezur kuriozitetin: ceremonia do të zhvillohet më datë 5!

Megjithatë, kurioziteti mbetet i madh, pasi Selini nuk pranoi të zbulonte as muajin dhe as vitin kur do të mbahet ceremonia.

Madje, biseda në studio mori edhe një kthesë humoristike. Teksa Mira Kazhani sugjeroi që pyetjet për dasmën të vazhdonin çdo muaj, Selini propozoi me shaka që e gjithë kjo histori të kthehej në një serial për Netflix.

Duket se çifti ka vendosur ta mbajë publikun në ankth edhe për pak kohë!

Kështu, për momentin dimë vetëm një gjë: dasma e Selin Bollatit dhe DJ Gimbos do të jetë më datë 5. Për muajin dhe vitin, mbetet të presim episodin e radhës


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



[There are no radio stations in the database]