SKANDAL NË JETËN PRIVATE TË FUTBOLLISTIT WESLEY, BASHKËSHORTJA E AKUZON PËR TRADHTI TË PËRSËRITUR: “MË KA TRADHTUAR SHUMË HERË!”
Written by radio wave on November 2, 2026
Futbollisti brazilian Wesley França, i cili aktualisht luan për klubin italian AS Roma, është bërë pjesë e një historie që ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive dhe rozë në Brazil.
Bashkëshortja e tij, Amanda Martins, ka bërë një sërë deklaratash të forta në rrjetet sociale, ku e akuzon futbollistin për tradhti të përsëritur gjatë martesës së tyre. Sipas saj, bëhet fjalë për disa episode, të cilat dyshohet se kanë ndodhur edhe gjatë periudhës kur ajo ishte shtatzënë.
Amanda ka treguar se zbuloi atë që pretendon se ishin prova të tradhtisë pasi pati akses në telefonin e futbollistit. Sipas rrëfimit të saj, aty kishte fotografi dhe video nga takime me gra të tjera, përfshirë edhe punonjëse të seksit.
“ Nuk më ka tradhtuar një, dy apo tri herë. Kanë qenë shumë herë dhe me shumë vajza të ndryshme”, është shprehur ajo në një prej publikimeve të saj.
Por rrëfimi i Amanda-s nuk përfundon këtu. Ajo pretendon se kishte tentuar disa herë t’i jepte mundësi Wesley-t të pranonte veprimet e tij, por sipas saj, futbollisti kishte zgjedhur të mos tregonte të vërtetën.
Ajo ka treguar gjithashtu se gjatë martesës ishte përpjekur të ruante familjen, duke falur disa prej episodeve që pretendon se kishin ndodhur. Çifti ka edhe një vajzë të vogël, Alice, rreth një vjeç.
Pas akuzave, vëmendja u përqendrua edhe te një tjetër emër: influencerja Lara Jucá, e cila u përmend në diskutimet rreth jetës private të futbollistit. Ajo reagoi publikisht duke mohuar se kishte qenë pjesë e ndonjë tradhtie. Sipas saj, komunikimi me Wesley-n kishte nisur pasi ai i ishte paraqitur si një person i ndarë nga bashkëshortja.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Wesley-t kanë kundërshtuar disa prej pretendimeve të bëra publike nga Amanda, veçanërisht ato që lidhen me raportin e tij me Lara Jucá. Megjithatë, deklaratat e tyre nuk kanë dhënë një përgjigje të detajuar për të gjitha akuzat për tradhti.





