Dy dite zie per nder te shkrimtarit te madh ismail kadare
Written by radiowave.al on July 3, 2024
Qeveria shqiptare ka shpallur të martën dhe të mërkurën, ditë zie kombëtare në nderim në shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
“Në të gjitha institucionet shtetërore do të ulet flamuri në gjysmështizë.
Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor ditën e mërkurë më 3 korrik nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30.
Në orën 13:00 të datës 3 korrik në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet 1 minutë heshtje”, thuhet në vendim.

Radio Wave gjithashtu ka vendosur se nga ora 13:00 deri ne oren 13:15 te dites se Merkure 3/07/2024 do transmetoje muzike funebre ne nder te kolosit te letersise Shqipe.