Current track

Title

Artist

EMINEM PUBLIKON ALBUMIN E RI ”THE DEATH OF SLIM SHADY”

Written by on July 12, 2024

Eminem u rikthye të premten (12 korrik) me albumin e tij shumë të pritur “The Death of Slim Shady” (Coup De Grâce).
Ky album i ri shënon albumin e parë të Em që nga “Music to Be Murdered By” në vitin 2020, ndërsa ai kërkon të arrijë albumin e tij të dhjetë radhazi në krye të Billboard 200.
Pak orë para publikimit, Eminem njoftoi se “The Death of Slim Shady” është në fakt një “album konceptual” dhe i inkurajoi fansat ta dëgjojnë projektin nga fillimi në fund, ashtu siç e kishte menduar, pa e bere skip për këngët e preferuara.
“Shpallje për shërbim publik: ‘vdekja e slim shady’ është një album konceptual, prandaj, nëse dëgjoni këngët jashtë rendit, ato mund të mos kenë kuptim,” shkroi ai. “Shijojeni.”

Eminem e nisi lançimin e “The Death of Slim Shady” me këngën “Houdini,” e cila arriti në vendin e dytë në Billboard Hot 100, duke shënuar kështu hyrjen më të lartë për dekadën. Ai vazhdoi me “Tobey” në bashkëpunim me Big Sean dhe BabyTron më herët në korrik, e cila debutoi në vendin e 95-të në Billboard Hot 100. Albumi është mbushur me bashkepunime të veçanta, me artiste si Jelly Roll, J.I.D, Skylar Grey, Bizarre, Ez Mil dhe shumë të tjerë.
Edhe në moshën 51 vjeçare, Eminem vazhdon të jetë një titan komercial dhe një nga zërat më të njohur në hip-hop, me një CV që mund të përballet me çdo koleg të tij
Dhe kur Slim Shady publikon diçka, të gjithë e drejtojnë vëmendjen te ai, me kulturën që i jep atij vëmendje të plotë.
Për fansat e muzikës hip-hop, ky album është një ngjarje e rëndësishme dhe një dëshmi tjetër e masterizimit të Eminem


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist