KATY PERRY KA PROBLEME ME QEVERINE SPANJOLLE
Written by radio wave on August 14, 2024
Spanja po heton xhirimin e një videoje muzikore. Katy Perry është në qendër të vëmendjes së qeverisë spanjolle për shkak se ka ngritur pak rërë, që ndodhet në një plazh te mbrojtur nga shteti.
Spanja ka ngritur shqetësime për videon muzikore të Katy për singelin e saj të ri “Lifetimes”, e cila u xhirua në ishujt Balearic, dhe një skenë ku ajo po kërcen dhe ulet në disa duna rëre, ka ngjallur vëmendjen e qeverisë. Departamenti i Mjedisit të qeverisë rajonale është duke hetuar, duke pretenduar se kompania e prodhimit që qëndron pas videos muzikore nuk kishte autorizim për të xhiruar atje..
Problemi kryesor këtu është se, Katy duket se xhiron në mes të dunave të mbrojtura në ishullin e S’Espalmador, një zonë që Spanja thotë se ka vlerë të madhe ekologjike. Në videon muzikore, duket se dunat në fjalë janë të rrethuara me litare, duke treguar një zonë të mbrojtur, dhe Katy është në mes të të gjithave me një ekip kamerash, një ekip produksioni dhe një sasi të madhe pajisjesh. Departamenti i Mjedisit thotë se një hetim paraprak është në zhvillim për të përcaktuar nëse ka ndonjë shkelje të mundshme këtu. Pra, Katy po kalon një “inkuizicion” të vogël spanjoll.