Current track

Title

Artist

ADELE I “VE ZJARRIN SHIUT” NE MYNIH

Written by on August 15, 2024

Edhe pse eshte një Britanike që nuk është e panjohur me motin e lagësht, Adele po përballet me një shi të fortë gjatë koncertit të saj të fundit në Mynih, por nga mënyra si duket, ajo nuk e lejon shiun të prishë festën e saj.

Video-t e fansave nga koncerti janë të çmendura duke treguar shiun qe po bie si të mos kishte dite te nesërme në arenën e jashtme Messe München, por këngëtarja vazhdon të performojë në skenë si profesioniste që është. Qëndrimi pa kompromis i Adele-së është e dukshëm si gjithmonë, mund ta shihni duke kënduar një nga këngët e saj ndërsa është e lagur nga stuhia.

Disa fansa dhe staf i ngarkuar i arenës ishin të veshur me mushama, por ende po notonin në kushtet e motit. Adele përpiqej të shkundej pak nga përmbytja ndërsa ecte në skenë … duke vazhduar të këndojë me entuziazëm. Shiu ka goditur qëndrimin e saj 10-ditor në Mynih, madje i ka vjedhur vëmendjen kur pati nevojë të ndalonte një koncert të mëparshëm për shkak të një problemi me veshjen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist