Current track

Title

Artist

TRUMP VS TAYLOR SWIFT! JA REAGIMI I ISH PRESIDENTIT..

Written by on September 12, 2024

Ish-presidenti amerikan Donald Tump, njëherësh kandidat i republikanëve për President, ka folur sërish për qëndrimin e Taylor Swift, pasi kjo e fundit i doli publikisht në përkrahje Kamala Harris.
Gjatë një deklarate me Fox News, Trump nuk u përmbajt në vlerësimin e tij për artisten Swift, pas vendimit të kësaj të fundit.

“Mua në fakt më pëlqen më shumë Brittany Mahomes”, tha ai.

“Unë nuk kam qenë fans i Taylor Swift, ishte vetëm çështje kohe. Ajo është një person shumë liberal. Ajo duket se mbështet demokratët dhe ndoshta do të paguajë një çmim për këtë në treg”, – vazhdoi me tej ai.
“Më pëlqen Brittany, mendoj se Brittany është e mrekullueshme. Ajo është një fanse e madhe e MAGA-s. Ajo më pëlqen ma shumë se Swift”, tha Trump.

Tenistja Mahomes është e martuar me yllin e NFL, Patrick Mahomes, që u bë kryetemë javën e kaluar pasi pëlqeu një nga postimet e Trump në mediat sociale, duke shkaktuar kritika në internet.

Swift po ashtu mori kritika javën e kaluar pasi mbështeti Mahomes në US Open. /Telegrafi/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist