Current track

Title

Artist

ZAYN MALIK ANULON PËRFORMAJCËN E TIJ NË NEWCASTLE: FANSAT SHPREHIN ZHGËNJIMIN DHE KËNGËTARI I KERKON FALJE

Written by on December 6, 2024

Zayn Malik ka shkaktuar zhgënjim të madh mes fansave të tij, pasi anuloi në minutën e fundit paraqitjen e tij në Newcastle, gjatë një koncerti të turneut “Stairway to the Sky”. Ky lajm ka tronditur shumë adhurues të tij, të cilët u larguan nga stadiumi të përlotur, të trishtuar nga paprituria e situatës.

Përmes një postimi në Instagram, Zayn Malik ka kërkuar falje të sinqerta për fansat e tij në Newcastle, duke shpjeguar arsyen e papritur të anulimit. Ai tha: “Më vjen shumë keq që e bëj këtë, por sonte nuk kam fare zë dhe pa të nuk ka performancë. Më vjen shumë keq që ju bëra këtë, veçanërisht në minutën e fundit. Unë shpresova deri në minutën e fundit. Shpresoj të rikthehem nesër në skenë, ju dua të gjithëve.” Këngëtari 31-vjeçar ka shpjeguar se ishte një ndodhi e papritur dhe shpreson që gjithçka të kthehet në normalitet sa më shpejt.

Turneu “Stairway to the Sky” ka vazhduar me koncerte në qytete të tjera të mëdha si Londër, Manchester, Leeds dhe Wolverhampton, dhe Zayn pritet të përfundojë turneun në Edinburg në pak ditë. Megjithatë, lajmi për anulimin e koncertit në Newcastle i ka lënë fansat të hutuar, duke pyetur në rrjetet sociale nëse këngëtari është mirë dhe çfarë ka ndodhur me shëndetin e tij.

Ky turne është i pari solo i Zayn Malik që kur ai u largua nga grupi “One Direction” në vitin 2015, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Por, situata është e ndërlikuar, pasi lajmet e fundit kanë shpërthyer pas vdekjes së Liam Payne, ish-anëtarit të grupit, një humbje që ka prekur thellë Zayn dhe ka ndikuar në vendimet e tij profesionale. Sipas mediave të huaja, këngëtari e shtyu turneun në SHBA pas lajmit tragjik për vdekjen e Liam Payne.

Adhuruesit e Zayn janë të shqetësuar për gjendjen e tij dhe shpresojnë që ai të kthehet sa më shpejt në skenë, duke vijuar turneun dhe duke rikthyer energjinë pozitive për të cilën është i njohur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist