JOE BIDEN BËHET STËRGJYSH: NJË GËZIM I RI NË FAMILJEN BIDEN
Written by radio wave on January 10, 2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ndarë me gazetarët lajmin e bukur se është bërë stërgjysh.
Mbesa e tij, Naomi Biden, solli në jetë një fëmijë të mërkurën në Kaliforni, duke zgjeruar edhe më tej familjen Biden. “Lajmi i mirë është se unë jam stërgjysh që nga sot,” deklaroi Biden, 82 vjeç, përpara një grupi gazetarësh.
Gjatë bisedës, Presidenti fillimisht njoftoi se foshnja është një “vajzë 4.6 kilogramë”, por menjëherë u korrigjua dhe tha, “Është djalë.”
Ndërkaq, Zonja e Parë, Jill Biden, ndau emocionet e saj në rrjetet sociale. Ajo postoi një foto të tyre të parë me stënipin e sapolindur, duke shkruar: “Ne jemi krenarë që ju prezantojmë me stënipin tonë.”
Ky lajm sjell një moment gëzimi dhe reflektimi për familjen Biden, teksa ata festojnë ardhjen e gjeneratës më të re.