Current track

Title

Artist

FJOLLA MORINA VIKTIMË E NJË SULMI NDAJ VETURËS SË SAJ

Written by on February 17, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka përjetuar një incident të pakëndshëm pasi vetura e saj është thyer nga persona të panjohur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë pamjet e dëmtimit.
Në postimet e saj në InstaStory, Fjolla ka treguar njërin xham të makinës së saj të thyer, duke shprehur shqetësimin e saj mbi situatën. “Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopate veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjer”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se e di kush e ka kryer këtë akt.

Artistja ka sugjeruar se ky veprim është bërë me qëllim dhe se ajo tashmë ka njohuri mbi autorin e mundshëm të sulmit. Pritet të shohim nëse Fjolla do të japë të tjera detaje lidhur me këtë incident.
Përtej kësaj ngjarjeje, Fjolla Morina nuk ka qenë shumë aktive në muzikë së fundmi dhe fansat e saj po presin rikthimin e saj me projekte të reja.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist