Current track

Title

Artist

EGLI TAKO LARGOHET NGA BIG BROTHER VIP ALBANIA PËR ARSYE SHËNDETËSORE

Written by on March 7, 2025

Egli Tako, një nga banorët më të komentuara të edicionit aktual të Big Brother VIP Albania, ka marrë një vendim të papritur për të ndërprerë garën për arsye shëndetësore.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Vëllai i Madh, ky vendim është marrë për të mbrojtur shëndetin e konkurrentes dhe është bërë i ditur përmes një zarfi të kuq që iu dorëzua banorëve të shtëpisë.

Në njoftimin e bërë publik shkruhej: “Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”. Ky mesazh ka habitur fansat dhe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Big Brother VIP Albania kanë shprehur shqetësim dhe kuriozitet për arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi të papritur.

Për më shumë detaje dhe informacione rreth kësaj situate, pritet që gjatë spektaklit të së shtunës publiku të marrë një përmbledhje më të plotë nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë, Egli Tako ka qenë një nga personazhet më të njohura dhe më të komentuarat në këtë edicion të Big Brother VIP Albania, për shkak të personalitetit të saj si dhe lidhjes që krijoi me reperin Gjesti, i cili është gjithashtu një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist