Current track

Title

Artist

DEBAT I NXEHTË NË BIG BROTHER VIP ALBANIA 4 RRETH LAERT VASILIT

Written by on March 12, 2025

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë një debat të fortë rreth aktorit Laert Vasili, pasi u diskutuan puthjet e tij me dy prej banorëve meshkuj, Gjestin dhe Aldon. Kjo temë ka ngjallur kureshtje të madhe mes publikut, veçanërisht pas pranimit të Laertit se në shfaqjet e tij teatrale ka interpretuar role të personazheve biseksualë.

Mirëpo, çështja ka marrë një tjetër kthesë me reagimin e ish-banores së BBVA 4, Amber, e cila është një grua transgjinore. Në një postim në InstaStory, ajo bëri një deklaratë të fortë, duke sugjeruar se Laerti ka pasur një eksperiencë reale me një vajzë transgjinore shqiptare.

“Përveç pjesës së misionit nga Vëllai i Madh, Laert Vasili ka pasur vërtet eksperiencë me një shoqen time shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranojë”, ka shkruar Amber në postimin e saj.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si një zbulim të sinqertë dhe atyre që dyshojnë për qëllimin e këtij postimi.

A do të ketë një reagim nga Laert Vasili pas këtyre pretendimeve? Mbetet për t’u parë në vazhdimësinë e spektaklit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist