Current track

Title

Artist

WAVE BREAKFAST SHOW ME ERGYS BAMCIN DISKUTON PUNÉSIMIN ME AURELA MURATIN

Written by on March 12, 2025

Emisioni radiofonik “Wave Breakfast Show” me Ergys Bamcin solli një diskutim shumë interesant mbi punësimin dhe sfidat e tregut të punës, me të ftuar Aurela Muratin, specialiste HR Coach e certifikuar nga Emy Coach Consulting. Gjatë bisedës, Murati ndau eksperiencat e saj profesionale, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, duke analizuar diferencat mes tyre.

Sipas saj, sektori privat të nxjerr në pah të gjitha aftësitë, ndërsa sektori publik ndjek një linjë tjetër rregullash dhe zbatueshmërie, pa sfiduar aq shumë kapacitetet personale. “Për burimet njerëzore, është e rëndësishme të bësh çudira brenda kuadrit ligjor”, tha ajo. “Të jesh HR i një kompanie është misioni im në jetë, sepse profesioni na përmbush dhe ndikon në familjen dhe suksesin tonë.”

Gjatë intervistës, Ergysi e pyeti mbi eksperiencën e saj me kompaninë “Alpet”, dhe Murati u shpreh se kjo ka qenë një nga eksperiencat më të papërshkrueshme dhe të papërsëritshme të karrierës së saj. “Super staf dhe super disiplinë! Shtrirja e kompanisë në të gjithë territorin shqiptar e bën punën shumë sfiduese, por niveli i lartë i disiplinës së stafit ma lehtësonte punën.”

Një tjetër temë kyç e diskutimit ishin intervistat e punës. Sipas Muratit, “Ato janë thjesht një fazë fillestare e përzgjedhjes, dhe shefi i burimeve njerëzore nuk mund të jetë i vetëm në intervistë, por duhet ta moderojë dhe të analizojë aplikantin.” Ajo ndau edhe disa këshilla praktike për të pasur sukses në intervistat e punës:

1. Merrni informacion mbi kompaninë dhe objektivat e saj.
2. Jini të hapur dhe tregoni të gjithë gamën e aftësive tuaja.
3. Mos u kufizoni vetëm në pozicionin për të cilin keni aplikuar, pasi mund të krijohen mundësi të tjera.
4. Kini kujdes me CV-në! Përdorni shqipen dhe shmangni gabimet gramatikore.

Diskutimi i pasur dhe këshillat praktike e bënë këtë episod të “Wave Breakfast Show” një burim të vyer informacioni për të gjithë ata që janë në kërkim të një vendi pune apo duan të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist