Current track

Title

Artist

GJYKATA LËSHON URDHËR ARREST NDAJ ATILLA KARDESH PAS MUNGESËS NË SEANCËN GJYQËSORE

Written by on July 25, 2025

Në një përballje të tensionuar gjyqësore, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest ndaj Atilla Kardesh, ish-banor i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, i cili ndodhet në një proces ligjor me ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi.
Shkak për këtë vendim u bë mungesa e Kardesh në seancën e fundit gjyqësore, mbajtur dje, e cila zgjati deri në orën 13:40. Avokati i tij deklaroi se klienti ishte detyruar të udhëtonte në Suedi për çështje që lidhen me nënshtetësinë.

“Para tre ditësh më ka njoftuar përmes telefonit se i është dashur të udhëtojë në Suedi për t’i rregulluar disa çështje që lidhen me nënshtetësinë,” – u shpreh avokati i Kardesh gjatë seancës.

Megjithatë, ai theksoi se nuk kishte asnjë dëshmi zyrtare për ta paraqitur në gjykatë si provë të udhëtimit:

“Unë vetëm mundem me thënë me përgjegjësi se deri në këtë moment nuk më ka siguruar kurrfarë dëshmie i mbrojturi im.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e Drenusha Latifit kundërshtoi ashpër pretendimet, duke i cilësuar si të pabaza dhe të paarsyetuara. Sipas saj, Kardesh është shtetas i Suedisë dhe Kosovës, dhe nuk ka ndonjë problem ligjor lidhur me nënshtetësinë.
Ajo shtoi se, sipas informacioneve të siguruara nga klientja e saj, arsyetimi i mungesës është i pajustifikueshëm dhe nuk qëndron.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të shtyjë procesin për datën 25 shtator 2025, në ora 09:30, ndërsa urdhër arresti ndaj Atilla Kardesh mbetet në fuqi për shkak të mungesës së tij të pajustifikuar.
Palët u njoftuan se data e re zëvendëson ftesat e rregullta gjyqësore, dhe prania në seancë është detyrim ligjor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist