Current track

Title

Artist

SHQIPËRIA PËRBALLET ME LETONINË NË “AIR ALBANIA” PËR KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2026

Written by on September 9, 2025

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë përballë Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e vlefshme për Grupin K do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho vjen pas dy barazimeve radhazi dhe tashmë synon të rikthehet te suksesi për të mbajtur gjallë shanset në garën për vendin e dytë në grup. Atmosfera në ekip paraqitet pozitive dhe braziliani ka në dispozicion të gjithë lojtarët, duke planifikuar të hedhë në fushë formacionin më të fortë.

Në anën tjetër, Letonia udhëton drejt Tiranës pas një humbjeje në shtëpi kundër Serbisë. Edhe pse konsiderohet sfidë e vështirë për ta, mysafirët shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv që do t’i mbante ende në lojë për kualifikim.

Sfida pritet të jetë e luftuar, me Shqipërinë që kërkon tre pikë vendimtare për të forcuar pozitat dhe për të ringjallur besimin te tifozët kuqezi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist