Current track

Title

Artist

ROBERT REDFORD NDËRRON JETË NË MOSHËN 89-VJEÇARE, HOLLIVUDI HUMBET NJË LEGJENDË

Written by on September 17, 2025

Bota e kinemasë është në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit legjendar Robert Redford, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Utah, pranë Povero, raportoi New York Times.

Redford ishte një nga figurat më të mëdha të Hollivudit për dekada të tëra, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në artin e shtatë. Fitues i çmimit Oscar, ai u bë i paharrueshëm me role në filma klasikë si Butch Cassidy and the Sundance Kid dhe All the President’s Men.

Në vitin 1981 ai themeloi Institutin Sundance, i cili më pas krijoi Festivalin e Filmit Sundance – sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinemasë së pavarur në botë.

HOMAZHET NGA BOTËA E ARTIT DHE POLITIKËS

Pas lajmit të hidhur, aktorë, regjisorë, shkrimtarë e figura të shquara reaguan me dhimbje dhe respekt:

  • Marley Matlin, fituese e Oscar-it, kujtoi rolin e Redford në ngritjen e filmit CODA: “Një gjeni ka ikur. Pusho në paqe, Robert.”
  • Meryl Streep tha: “Një nga luanët ka ikur. Pusho në paqe, miku im i dashur.”
  • Jamie Lee Curtis u shpreh: “Një jetë. Familje. Art. Trashëgimi. Faleminderit, Robert Redford.”
  • William Shatner dhe Rosie O’Donnell ndanë kujtime të tij në rrjete sociale, ndërsa Colman Domingo theksoi: “Ndikimi yt do të ndihet për shumë breza.”
  • Ron Howard e cilësoi atë si “një agjent ndryshimi artistik” dhe falënderoi për vizionin e Festivalit Sundance.
  • Stephen King tha se është e vështirë të besohet që Redford ishte 89 vjeç, duke e quajtur pjesë të “një Hollivudi të ri dhe emocionues.”
  • Hillary Clinton shkroi: “Ai mbështeti vlerat progresive si mbrojtja e mjedisit dhe qasja në art. Një ikonë e vërtetë amerikane.”
  • Piers Morgan e quajti “një nga yjet më të mëdhenj të filmit të të gjitha kohërave.”
  • Jane Fonda, kolegia e tij e hershme, tha: “U ndjeva e shkatërruar. Ai ishte një person i mrekullueshëm dhe qëndroi për një Amerikë për të cilën duhet të vazhdojmë të luftojmë.”

NJË TRASHËGIMI E PAVDEKSHME

Robert Redford punoi me disa nga emrat më të mëdhenj të kinemasë, përfshirë Barbra Streisand dhe Jane Fonda, duke lënë pas një galeri rolesh ikonike. Si regjisor, fitoi Oscar për filmin Ordinary People në vitin 1980, ndërsa ndikimi i tij përmes Festivalit Sundance e bëri një figurë kyçe për kinemanë e pavarur.

Me vdekjen e tij, Hollivudi dhe mbarë bota humbën një ikonë, por trashëgimia e Robert Redford do të jetojë përjetë përmes filmave, vizionit dhe ndikimit të tij në art.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist