DOGANA E KOSOVËS NDALON DY ORË LUKSOZE TË MOZZIK ME VLERË MBI 1.3 MILIONË EURO
Written by radio wave on September 18, 2025
Dogana e Kosovës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me rastin e reperit të njohur Mozzik, i cili së fundmi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të dy orëve luksoze gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, njësitet doganore kanë ndaluar përkohësisht një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të përbashkët prej 1,340,027.50 euro. Për shkak se shmangia nga obligimet doganore tejkalonte shumën prej 5.000 eurosh, është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Mozzik është intervistuar më 17 shtator 2025 dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim përfundimtar të Prokurorisë.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, duke parandaluar shmangien nga obligimet doganore, kontrabandën dhe pasurinë e pajustifikuar.