Current track

Title

Artist

ADELE NË BISEDA PËR SPEKTAKLIN E SUPER BOWL 2026

Written by on September 19, 2025

Adele është kontaktuar për të performuar në spektaklin madhështor të Super Bowl 2026, që do të zhvillohet në Santa Clara, Kaliforni, në muajin shkurt. Burime për Page Six tregojnë se këngëtarja britanike ka qenë në bisedime për këtë ngjarje të shumëpritur, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ende.

Përveç Adele, mes emrave të përfolur për spektaklin e famshëm janë edhe Taylor Swift dhe Miley Cyrus, e cila nuk ka performuar asnjëherë më parë në këtë skenë prestigjioze.

Adele, e fejuar me agjentin e njohur sportiv Rich Paul, ka qenë e pranishme në Super Bowl si spektatore. Madje, gjatë një koncerti në Las Vegas në vitin 2024, ajo u shpreh për fansat: “Vitin e kaluar isha atje, por sigurisht që nuk shkova për futbollin. Shkova për të parë Rihannën”.

Megjithatë, burime brenda NFL kanë lënë të kuptohet se Adele mund të jetë përzgjedhja e këtij viti, ndonëse një burim tjetër pranë organizatorëve ka theksuar se këngëtarja ende nuk është rezervuar zyrtarisht.

Adele e kishte refuzuar më parë këtë ofertë për finalen e vitit 2017. Në një koncert në Los Angeles në vitin 2016, ajo pati deklaruar: “Nuk do të performoj në Super Bowl… Ai spektakël nuk ka të bëjë me muzikën. Unë nuk di të kërcej apo gjëra të tilla. Ishin shumë të sjellshëm, më ftuan, por unë thashë jo”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist