Current track

Title

Artist

ALBAN SKËNDERAJ SJELL KONCERTIN “MOTIV” NË PRISHTINË, GREQI DHE ANGLI

Written by on September 22, 2025

Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skënderaj, ka ndarë një lajm të bukur me fansat e tij: koncerti i madh “Motiv” do të vijë shumë shpejt në Prishtinë, si dhe në dy destinacione të tjera ndërkombëtare – Greqi dhe Angli.

Projekti “Motiv”, i cili ka tërhequr vëmendjen e madhe në qytete të ndryshme, pritet të sjellë tri mbrëmje të paharrueshme. Përmes një postimi në Instagram, Skënderaj u shpreh:
“Me emocion të madh ju njoftoj se ‘MOTIV’ vjen së shpejti në Kosovë, Greqi dhe Angli (sipas renditjes). Premtoj se do të jenë tre nga koncertet më të bukura të karrierës sime! Datat do të publikohen shumë shpejt”.

Prej vitesh, Alban Skënderaj është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, me një repertor të pasur këngësh që janë kthyer në hite dhe që kanë shoqëruar publikun në çdo periudhë. Koncertet e tij njihen për energjinë, emocionin dhe atmosferën unike që krijojnë, ndaj turneu i ri pritet me padurim nga mijëra adhurues.

Ky koncert do të shënojë një rikthim të madh për artistin në Prishtinë, ku publiku kosovar gjithmonë e ka pritur me dashuri të veçantë dhe duartrokitje të zjarrta. Ndërkohë, data dhe detajet e plota të organizimit pritet të zbulohen së shpejti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist