BEN AFFLECK DHE JENNIFER LOPEZ ULIN ÇMIMIN PËR SHITJEN E VILËS LUKSOZE NË BEVERLY HILLS
Written by radio wave on September 22, 2025
Ish-çifti i famshëm hollywoodian, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, po përpiqen sërish të shesin rezidencën e tyre luksoze në Beverly Hills – këtë herë me një çmim dukshëm më të ulët.
Shtëpia, e blerë nga dyshja në maj 2023 për rreth 52 milionë euro, ka dalë sërish në treg për 45 milionë euro. Kjo shumë është plot 14 milionë euro më pak se çmimi fillestar prej 58 milionë eurosh, me të cilin u ofrua për herë të parë në korrik 2024.

Përpara kësaj, ata kishin provuar ta shisnin përmes kanaleve private, pa e bërë publike ofertën, por pa arritur rezultat. Sipas burimeve pranë çiftit, Ben Affleck ishte më i prirur për të ulur çmimin dhe për ta shitur sa më shpejt, ndërsa Jennifer Lopez këmbëngulte për të mbajtur shifrën origjinale.
Prona madhështore përfshin 12 dhoma gjumi dhe deri në 24 banjo, duke reflektuar luksin dhe madhështinë tipike të vilave të Beverly Hills. Megjithatë, mirëmbajtja e një rezidence të tillë mbart kosto të larta, çka mund të jetë një nga arsyet që i ka shtyrë ata drejt një vendimi më praktik.
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, duket se ulja e madhe e çmimit mund të jetë hapi i fundit që do t’i ndihmojë Affleck dhe Lopez të gjejnë një blerës dhe t’i japin fund historisë me këtë pronë të përbashkët.