Current track

Title

Artist

RITA ORA SHKËLQEN NË VIDEOKLIPIN E RI “ALL NATURAL” DHE NGJALL THASHETHEME PËR MARRËDHËNIEN ME SABRINA CARPENTER

Written by on September 25, 2025

Rita Ora ka mahnitur sërish publikun me projektin e saj më të fundit muzikor. Këngëtarja 34-vjeçare ka publikuar videoklipin e këngës “All Natural”, të cilin e ka drejtuar bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi.

Në klip, Rita shfaqet në një atmosferë të errët, duke filluar performancën e saj e ulur mbi një karrige, përpara se të ngrihet për të realizuar një koreografi sensuale. E veshur me një jelek të bardhë dhe të brendshme të njëjta, këngëtarja vë në pah linjat e saj të tonifikuara, duke i dhënë videos një energji të veçantë. Pamjen e saj e kompletojnë flokët bionde, takat e kuqe dhe një palë syze dielli, të cilat i shtojnë sensualitetin skenave.

“All Natural” vjen pas këngës “Heat”, e publikuar në qershor, duke e bërë këtë projekt të dytin muzikor të Ritës për vitin 2025.

Por përveç suksesit muzikor, emri i artistes është përmendur edhe për një situatë me kolegen Sabrina Carpenter. Gjatë një interviste në podcastin In Your Dreams With Owen Thiele, Rita zbuloi me humor se Sabrina nuk po i kthen mesazhe, ndonëse dikur kishin kaluar kohë së bashku.

Ajo tregoi se e kishte ftuar këngëtaren amerikane në një festë të Vitit të Ri, pak përpara se Sabrina të shpërthente në famë me super-hit-in “Espresso”. “Në atë kohë më kthente mesazhet”, tha Rita me ironi, por më pas e tërhoqi deklaratën duke sqaruar se kishte qenë një shaka dhe se Sabrina mbetet “shumë e ëmbël”.

Këto komente erdhën një vit pas spekulimeve për një bashkëpunim mes tyre, pasi Rita kishte ndarë foto të përbashkëta nga festa e njohur Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve, ku kishte qenë bashkë-prezantuese. Fansat, natyrisht, e kanë marrë si një tjetër shenjë se dyshja mund të sjellin diçka muzikore në të ardhmen.

Me klipin e ri dhe diskutimet për marrëdhënien e saj me Sabrinën, Rita Ora vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar se është një nga emrat më të fuqishëm të skenës pop ndërkombëtare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist