PARASHQEVI SIMAKU REAGON PAS DEKLARATAVE TË SHQIPE HYSENAJT: “NUK MË BËNI DOT ASNJËHERË GJË”
Written by radio wave on October 1, 2025
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, e cila në një intervistë tha se “Parashqevi ua merrte burrat të tjerave, ndaj ngeli në rrugë”.
Deklarata e Hysenajt shkaktoi shumë reagime, duke përfshirë edhe vetë artistën, e cila theksoi se shpifje të tilla nuk e ulin, por përkundrazi i japin forcë të ecë përpara.
Në një reagim publik, Simaku shkruajti se emri i saj po përdoret prej muajsh si “tabelë qitjeje” nga ata që duan të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve. Ajo kujtoi se situata të ngjashme i kishte përjetuar edhe në vitet ‘80, kur fitonte çmime të mëdha me shumë punë dhe përkushtim, por gjithmonë kishte zgjedhur të mos ndalej.
“Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj,” – theksoi ajo.
Simaku shtoi gjithashtu se kushdo që zgjedh të ulë të tjerët me shpifje për disa klikime, në fakt ul vetëm veten. Ajo përmbylli reagimin e saj duke theksuar se do të vazhdojë rrugën me dinjitet dhe të vërtetën në krah, duke e cilësuar këtë si forcën e saj më të madhe.