Current track

Title

Artist

BUTA LIROHET NGA BURGU, DO TË PËRBALLET ME DREJTËSINË NË LIRI

Written by on October 2, 2025

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri. “Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit,” tha Ferati. Ai shtoi se vendimi u mor pas shqyrtimit të rrethanave të çështjes, duke i dhënë mundësi reperit të rikthehet në jetën e përditshme ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Buta, një nga emrat më të spikatur të skenës hip-hop në Kosovë, ishte mbajtur në paraburgim për disa javë, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave. Me këtë vendim, ai tashmë do të përballet me drejtësinë në liri, ndërkohë që ndjekësit presin rikthimin e tij edhe në muzikë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist