ZAYN MALIK DHE LOUIS TOMLINSON RIBASHKOHEN PËR NJË DOKUMENTAR NË NETFLIX
Written by radio wave on October 2, 2025
Zayn Malik dhe Louis Tomlinson pritet të ribashkohen për një dokumentar të ri në Netflix, duke sjellë një surprizë për fansat e ish-grupit “One Direction”. Sipas The Sun, dy artistët tashmë kanë nisur një udhëtim me makinë nëpër Shtetet e Bashkuara, ku po xhirohen edhe skenat për projektin që do të publikohet vitin e ardhshëm – plot një dekadë pas shpërbërjes së bandës. Malik është vendosur në SHBA që nga viti 2018, kur u zhvendos për të qenë pranë partneres së tij të atëhershme, modeles Gigi Hadid. Edhe Tomlinson kalon një pjesë të madhe të kohës atje, pasi ka një djalë nëntëvjeçar me stilisten amerikane Briana Jungwirth. One Direction, i përbërë nga Malik, Tomlinson, Harry Styles, Niall Horan dhe i ndjeri Liam Payne, u shpërbë në vitin 2016. Para ndarjes tragjike nga jeta të Payne, grupi kishte planifikuar një koncert ribashkimi – diçka që ky dokumentar duket se do ta rikthejë si emocion për miliona fansa në mbarë botën.