Current track

Title

Artist

MEGHAN MARKLE NË MOMENT TË SIKLETSHËM NË SFILATËN E BALENCIAGA – GATI SA NUK PUTHET NË BUZË ME STILISTIN

Written by on October 6, 2025

Një moment i papritur dhe plot siklet ka bërë xhiron e rrjetit nga sfilata luksoze e “Balenciaga”, ku Meghan Markle u bë protagoniste pa dashje. Dukesha e Sussex u përpoq të përshëndeste stilistin e njohur Pierpaolo Piccioli, por përfundoi në një situatë që bëri publikun të qeshë dhe rrjetet sociale të shpërthejnë me komente.

Në videon që është shpërndarë me shpejtësi në TikTok, Meghan shihet teksa afrohet për ta përqafuar Picciolin dhe për ta përshëndetur me një puthje miqësore në faqe. Mirëpo, koordinimi nuk shkoi siç duhet — ai u tërhoq në momentin e fundit, ndërsa ajo u përpoq të kthente faqen tjetër, dhe për një sekondë të vetme, gati sa nuk u puthën në buzë! Situata u bë komike kur të dy shpërthyen në të qeshura dhe e mbyllën takimin me një përqafim të ngrohtë dhe një pozim para kamerave.

Pavarësisht incidentit të vogël, Meghan shkëlqeu me stilin e saj elegant. Ajo kishte zgjedhur një tunikë të bardhë me mëngë të gjata, të kombinuar me një pelerinë të gjatë dhe pantallona të bardha me këmbë të gjera, duke e kompletuar look-un me taka të zeza, çantë dore të zezë dhe vathë diamanti. Flokët i kishte kapur në një topuz të sofistikuar, duke i dhënë pamjes një prekje klasike dhe mbretërore.

Nga ana tjetër, Pierpaolo Piccioli — ish-drejtori kreativ i “Valentino” dhe tani kreu i ri krijues i “Balenciaga” — u shfaq me elegancë, duke u përshëndetur me shumë personalitete të modës.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me komente për momentin e “thuajse puthjes”, ndërsa fansat kanë mbushur platformat me reagime që variojnë nga humori te komplimentet për sjelljen plot klas të Meghan-it. Një përdoruese shkroi: “Vetëm Meghan mund ta kthejë një moment të sikletshëm në një moment plot hijeshi!”


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist