Current track

Title

Artist

FLORJAN BINAJ KANDIDON SI I PAVARUR NË TIRANË: “NUK JAM POLITIKAN, JAM QYTETAR – TË LUFTOJME TË KEQEN ME VOTË”

Written by on October 7, 2025

Humoristi i njohur Florjan Binaj ka surprizuar publikun me një hap të ri në karrierën e tij, duke shpallur kandidimin si i pavarur për zgjedhjet në Tiranë, me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe theksoi se garën e sheh si një mision qytetar, jo politik. Ai u shpreh se dëshiron të përfaqësojë zërin e njerëzve të thjeshtë dhe të luftojë padrejtësinë – kësaj radhe jo përmes humorit, por me votë dhe angazhim qytetar.

“Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju,” shkruan Binaj në mesazhin e tij, duke shtuar se deri tani ka luftuar padrejtësitë përmes artit, por tani është koha ta bëjë përmes politikës aktive.

Ai i fton qytetarët e Tiranës të bashkohen kundër, siç e përshkruan, “pushtetit që po dëmton jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Kandidatura e Binajt ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë përshëndetur për guximin dhe dëshirën për ndryshim. Me këtë vendim, aktori i humorit kalon nga skena e artit në arenën politike, duke synuar të përdorë zërin e tij për të sjellë ndryshim real.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist