Current track

Title

Artist

ROZANA RADI RRËFEN HISTORINË E RËNDË TË PËRNDJEKJES: “NUK JETOJA MË NGA FRIKA, E GJEJA NË ÇDO VEND!”

Written by on October 8, 2025

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka ndarë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” një histori të vështirë dhe tronditëse nga jeta e saj personale.

Ajo ka rrëfyer se është përballur me përndjekjen e vazhdueshme nga një person, i cili e kishte ndjekur për një kohë të gjatë, madje edhe pas dënimit me burg.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin, e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë sprej, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit. Sapo doli, filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg sepse unë bëra kallëzim”, – tregoi Rozana Radi.

Këngëtarja shtoi se ngjarja ka ndikuar ndjeshëm në jetën e saj të përditshme, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri të vazhdueshme.

“Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë Zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, – u shpreh ajo.

Sipas Radi, personi që e ka përndjekur është liruar sërish kohët e fundit nga burgu dhe ka nisur të përndjekë një tjetër person, një jurist.

Rrëfimi i saj ka prekur publikun, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së grave dhe viktimave të përndjekjes, një problem që vazhdon të mbetet shqetësues në shoqërinë shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist